Komisioni Evropian pritet që sot ta publikojë raportin e shteteve për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën.

Raporti për Kosovën, që më parë njihej si raporti i Progresit pritet t’i identifikojë zhvillimet pozitive, por edhe ngecjet.

Kritikat zakonisht janë bërë në politizimin e administratës publike, politizimin e bordeve, në gjyqësor, etj. Vitin e kaluar një pjesë e raportit i është kushtuar normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovën e Serbisë.

Ndryshe, Raporti i Komisionit Evropian është një instrument me anë të të cilit Komisioni Evropian vlerëson progresin e një vendi në përmbushjen e agjendës evropiane.

Komisioni Evropian edhe një herë do të përsërisë rëndësinë e procesit të zgjerimit të BE, gjë që konsideron “investim për paqe, siguri, prosperitet dhe stabilitet në Evropë”, por edhe atë se çdo shtet në rrugëtimin e tyre të anëtarësimit në BE do të vlerësohet në bazë të arritjeve të veta dhe me kritere të ashpra por të drejta.

Lajmi më i rëndësishëm i paketës së sivjetmë i zgjerimit do të jetë rekomandimi i Komisionit Evropian për hapje të negociatave për pranim me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Këto dy shtete me status të kandidatit kanë realizuar përparim të mjaftueshëm në mënyrë që Komisioni të jep rekomandim pozitivë për ta.

Për Serbinë në këtë raport  të progresit do të përsëritet kushti kryesor i cili është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

“Është i nevojshëm përparimi urgjent në dialogun të cilin e ndihmon BE kah normalizimi i marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Kosovës, gjë që duhet të rezultojë me lidhjen dhe implementimin e marrëveshjes gjithëpërfshirëse juridikisht obliguese mbi normalizimin”, është mesazhi i BE-së për Serbinë dhe Kosovën.

Ky raport publikohet një herë në vit

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme