Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është pritur sot në takim nga kryetari i Kuvendit të Japonisë, Tadamori Oshima. Siç njofton kumtesa presidenciale, në këtë takim është biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe rritjen e shkëmbimit të ideve dhe projekteve konkrete ndërmjet dy parlamenteve të shteteve tona. Fillimisht, presidenti Thaçi, ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë Kosovës në tri dekadat e fundit, sidomos në procesin e shtetndërtimit dhe forcimin e subjektivitet ndërkombëtar. Thaçi ka mirëpritur vendimin e kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe për Iniciativën për Bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor, që ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit të Japonisë dhe krijimin e paqes afatgjatë në rajonin tonë. “Ky fokus i ri i kryeministrit Abe dhe shtetit Japonez vjen në një kohë shumë të rëndësishme për Kosovën dhe rajonin. Kosova është e përcaktuar për anëtarësim të shpejt në BE dhe NATO, derisa mirëpret rolin e Japonisë për të kontribuar për paqe dhe stabilitet në Ballkan”, ka shtuar Presidenti. Ka theksuar se pas kësaj vizite shtetërore duhet të formohen grupe në kuadër të Qeverive dhe Parlamenteve për të projektuar një strategji afatgjate të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. “Hapja e Ambasadës së Japonisë në Prishtinë është një hap konkret në rritjen e këtij bashkëpunimi. Tani duhet shikuar mundësitë për rritjen e shkëmbimit tregtar dhe ekonomik”, ka shtuar ai. Në takim është biseduar edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku presidenti Thaçi ka falënderuar autoritet japoneze që janë duke mbështetur këtë proces të paqes dhe hapjes së perspektives evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nga ana tjetër, thuhet në kumtesën presidenciale, Tadamori Oshima, kryetari i Dhomës së Ultë të Përfaqësuesve ka theksuar se Japonia dhe Kosova kanë histori të ngjashme, ku shtetndërtimi i suksesshëm është bërë i mundur falë punës së madhe të shumë gjeneratave. “Vlerësoj se nën lidershipin tuaj edhe procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ketë sukses, ashtu siç keni pasur suksese edhe në të kaluarën. Japonia mbështet paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar ai. Kryetari Oshima e ka njoftuar presidentin Thaçi edhe me përgatitjet që janë duke u bërë për mbarëvajtjen e lojërave Olimpike, që mbahen më 2020 në Japoni. Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova është e nderuar që merr pjesë me shumë atletë dhe atlete dhe se pret se do të kthehen me medalje në Kosovë, derisa edhe kësaj radhe do të marrë pjesë Majlinda Kelmendi, e cila është shumë e njohur në Japoni. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Mediat serbe: Shaip Kamberi, lideri më i votuar nga shqiptarët e Luginës së Preshevës Me përfundimin e zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar, mediat serbe, shkruajnë se Shaip Kamberi, …