Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka kritikuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se Albin Kurti ia ka kushtuar jetën e tij krijimit të “Shqipërisë së Madhe” dhe urrejtjes ndaj serbëve. Sipas tij, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje nuk dëshiron serbë dhe Listën Serbe në Qeverinë e ardhshme. “Sa herë që mendoj se shqiptarët nuk mund t’i udhëheq një person më i keq, ata më demantojnë. Albin Kurti jetën e tij ia përkushtoi krijimit të Shqipërisë së Madhe dhe urrejtjes ndaj serbëve dhe Serbisë”, deklaroi Vulin në njoftim për media, përcjell Lajmi.net. “Më keq se ai janë vetëm serbët në Beograd që mundohen ta paraqesin si person të ri”, shtoi ai. “Kurti nuk i do serbët e as Listën Serbe, ai dëshiron serbët privatë, që janë të mirë ndaj tij. Ai dëshiron një Kosovë të plotë pa serbë. Nuk dëshiron të bisedojë për asgjë përveç pavarësisë. Nëse është kështu, mund të përshëndetet menjëherë, nuk do ta presë”, theksoi Vulin. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Tryezë për armët e paligjshme në Kosovë Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim UNDP do të mbajë tryezë të rrumbullakët …