Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka mbërritur sonte në Novi Sad, ku është takuar në një darkë zyrtare me presidentin serb Alexandar Vuçiq dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Ky takim vjen në kuadër të një marrëveshjeje që pritet të nënshkruajnë tre liderët për një mini Shengen brenda Ballkanit.

Në darkën mes përfaqësuesve të lartë ka qenë edhe kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq.

Takohen Rama, Vuçiqi e Zaevi, diskutojnë për mini-Shengenin ballkanik

Më herët, në muajin shtator, kryeministri Rama në një intervistë dhënë nga Nju Jorku për mediet, paralajmëroi këtë takim duke thënë se “një takim mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut pritet të ndodhë për të diskutuar hapat e bashkëpunimit midis vendeve. Sigurisht, ky takim nuk përjashton vendet e tjera, por është një ftesë ndaj fqinjëve për t’u bashkuar”.

Rama tha në këtë intervistë se ideja e një minishengeni rajonal është një prioritet i një rëndësie shumë të veçantë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme