Janë bërë edhe disa video nga aksioni i hershëm sot në Veri. Në video shihen shumë pjesëtarë të Njësisë Speciale në këtë pjesë të vendit.

Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës ka zbarkuar në pjesën veriore të Mitrovicës. E gjithë kjo me një qëllim. Për arrestimin e disa personave të cilët ndërlidhen me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Për këtë rast janë arrestuar dy persona, njëri nga ta, zyrtar serb i Policisë së Kosovës, ndërkohë një tjetër është në kërkim.

Lajmin për Express e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Baki Kelani i tha gazetës se personi i arrestuar është me inicialet R.B. ndërkohë tek i arrestuari i dytë policia ka gjetur edhe një armë.

“Mund të ju konfirmojë rreth aksionit. Për momentin kemi arrestuar dy persona si dhe një tjetër është në kërkim. Arrestimi i tyre ka të bëjë me fshehjen e provave që kanë të bëjnë me rastin e vrasjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Mirëpo dyshohen edhe për pjesëmarrje në krim të organizuar”, ka deklaruar Hoxha.

E ndërkohë në këtë aksion, besohet se kanë marrë pjesë 100 polic të njësisë speciale të Kosovës me 25 autoblinda. Aksioni ka ndodhur në orën 05:50 të mëngjesit të sotëm

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme