Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr I dërguari special i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell, ka përcjellë një porosi të rëndësishme gjatë vizitës në Beograd. I dërguari special i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell, gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd përcolli një mesazh të rëndësishëm. “Blic” shkruan se Grenell në takimin e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcolli mesazhin nga presidenti i SHBA-së, Trump se Serbia duhet ta njohë Kosovën, përcjell Lajmi.net. “Ishte një diskutim shumë i vështirë”, tha një burim i “Blic”, i njoftuar me detajet e takimit. “Grenell vendosi kushte, Serbia duhet ta njohë Kosovën. Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndikojnë në Bashkimin Evropian që ta shtojë presionin ndaj Beogradit zyrtar”, shtoi ai, transmeton Lajmi.net. Vuçiq e kishte pranuar se takimi me Grenell nuk ka qenë aspak i lehtë. Kurse, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq kishte thënë se për herë të parë Vuçiq kishte mbajtur i vetëm shënimet nga një takim zyrtar. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Deklarata e Borell për ndryshim të kufijve nxit reagime të mëdha Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borell dje në …