Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin, Matthew Palmer, tha se Kosova duhet të formojë qeverinë e re sa më shpejt dhe të kthehet në tryezën e bisedimeve me Serbinë, sepse “koha nuk është në anën e saj”. Palmer foli para një komiteti të Senatit amerikan, në një seancë kushtuar rajonit të Ballkanit. Ai tha se Shtetet e Bashkuara e inkurajojnë edhe Kosovën, edhe Serbinë që të bëjnë lëshime, për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve. Palmer po ashtu i bëri thirrje Kosovës që të anulojë taksën e vendosur ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, vitin e kaluar, e cila edhe është bërë shkak për ndërprerjen e bisedimeve. Në muajin gusht, Departamenti amerikan i Shtetit e ka emëruar Palmerin përfaqësues të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, me mandat për të ndihmuar integrimin e rajonit në institucionet perëndimore. Në fillim të këtij muaji, ndërkaq, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka emëruar Richard Grenellin të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi. Grenell është edhe ambasador në Gjermani. Like 0
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin, Matthew Palmer, tha se Kosova duhet të formojë qeverinë e re sa më shpejt dhe të kthehet në tryezën e bisedimeve me Serbinë, sepse “koha nuk është në anën e saj”. Palmer foli para një komiteti të Senatit amerikan, në një seancë kushtuar rajonit të Ballkanit. Ai tha se Shtetet e Bashkuara e inkurajojnë edhe Kosovën, edhe Serbinë që të bëjnë lëshime, për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve. Palmer po ashtu i bëri thirrje Kosovës që të anulojë taksën e vendosur ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, vitin e kaluar, e cila edhe është bërë shkak për ndërprerjen e bisedimeve. Në muajin gusht, Departamenti amerikan i Shtetit e ka emëruar Palmerin përfaqësues të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, me mandat për të ndihmuar integrimin e rajonit në institucionet perëndimore. Në fillim të këtij muaji, ndërkaq, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka emëruar Richard Grenellin të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi. Grenell është edhe ambasador në Gjermani.
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shpërthim në Kabul, plagosen 95 persona Një veturë bombë shpërtheu të mërkurën jashtë një stacioni policie në kryeqytetin e Afganistanit, …