Kryetari i „Të djathtës serbe“ Misha Vaciq, gjatë themelimit të degës së këti subjekti në Bujanoc kishte drejtuar kritika te serbët lokal që participojn në pushtetin lokal të Bujanocit duke i quajtur „tradhëtar që bashkpunojnë me separatistët shqiptarë“ Vaciq gjithashtu deklaroi se „nuk duhet të egzistojnë serb të cilët punojnë kundër shtetit të tyre duke bashkëpunuar me shqiptarët.

Nga Berlini, ku po qëndron për vizitë zyrtare, menjëher deklaratave ekstremiste të Misha Vaciqit i është përgjigjur Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi. Ai për portalin Bujanovacke ka deklaruar:
“ Ti shkosh dikujt në shtëpi dhe ti kërcënohesh me kërcënime më të ulëta është karakteristik e frikacakëve. Prandaj, porosia ime për ta është: Nuk ja kemi pas frikën ujqëve të gjallë, e lere më ujqëve gjysëm të vdekur“

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme