Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar duke thënë se zgjedhja e ish-spiunit rus, Alexey Kondratyev si raportues i dialogut Kosovë-Serbi në Këshillin Evropian, do të ishte goditje e rëndë kundër vlerave dhe mandatit të KE-së. Hoxhaj, përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se zgjedhja e duhur e kësaj pozite është shumë e rëndësishme për Ballkanin. “Sot, Këshilli Evropian mund të zgjedh në mes të një ish-spiuni rus ose një anëtari të respektuar të Bundestagut që të jetë raportues për Kosovën. Kjo zgjedhje është shumë e rëndësishme për Ballkanin. Të zgjedhësh një agjent të GRU’së në një pozitë të tillë, do të ishte goditje e rëndë kundër vlerave edhe mandatit të Këshillit Evropian.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter. Edhe shoqëria civile i kanë dërguar letër Këshillit Evropian, duke i bërë thirrje për të parandaluar përzgjedhjen e delegatit rus të Asamblesë Parlamentare, Alexey Kondratyev në pozitën e raportuesit për Kosovën. OSHC-të e nënshkruara konsiderojnë se Kondratiev nuk është personi i duhur për të promovuar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në përputhje me vlerat e Këshillit të Evropës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Haliti:Komuna e Preshevës shkel ligjin me dy këmb Edhe pse pushteti lokal ka humburë shumicën në Preshevë, komuna e Preshevës vazhdonë me …