Mediat në Maqedoninë e Veriut po raportonë se në mesin e tre kandidatëve për Ministër të Jashtëm të qeverisë së Albin Kurtit do të jetë edhe Blerim Reka, i cili i humbi zgjedhjet presidenciale në Maqedoni.

Në mesin e kandidaturave për ministër të jashtëm janë përmendur edhe Veton Surroi dhe Ditmir Bushati.

Sipas mediave në Maqedoninë Veriore, profesori universitar i së drejtës ndërkombëtare, Blerim Reka është një nga tre kandidatët për postin e ministrit të jashtëm të Kosovës në Qeverinë e koalicionit LVV– LDK.

Lajmi bëhet i ditur për agjencinë e lajmeve INA nga burime partiake, që kanë pranuar se Reka është një nga kandidatët e mundshëm, duke pasur parasysh afërsinë e tij me Albin Kurtin, shkruan Metro.

“Po është duke u shqyrtuar edhe kandidatura e profesorit Reka, por akoma nuk ka asgjë zyrtare”, tha për INA, një burim partiak pranë Lëvizjes Vetëvendosje.

Profesori Reka ka qenë pjesë zyrës politike të UÇK’së në Prishtinë bashkë me Albin Kurtin, e cila udhëhiqej nga Adem Demaçi gjatë kohës së luftës në Kosovë. Ai ishte këshilltar për marrëdhënie ndërkombëtare.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme