Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetarja e degës së PVD’së në Preshevë, Arsdita Sinani, ka thënë se Serbia po realizon spastrimin në heshtje ndaj shqiptarëve. Këto deklarata ajo i bëri në Konferencën Mbarëkombëtare të mbajtur në Tiranë. “Serbia po realizon spastrimin në heshtje ndaj shqiptarëve. Shqiptarëve te Luginës së Preshevës sidomos pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, janë peng i raporteve jonormale dhe konfliktit të ngrirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Sinani. Fjalimi i plotë: I nderuari Ministër Cakaj, ju përgëzoj për këtë inciativë. Të nderuar pjesëmarrës, kam kënaqësinë dhe nderin të prezantoj sot në këtë konferencë mbarëkombëtare e cila do të trajtojë problemet e shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor, në të cilën shpresoj që shqiptarët e Luginës së Preshevës të kenë prioritetin e trajtimit nga shteit shqiptar. Kjo jo vetëm për arsyen se unë vij nga ai rajon, por që tani e shumë kohë është botërisht e njohur se pakica shqiptare në Serbi përballet me diskriminim permanent shtetëror. Lugna e Preshevës edhe pse gjendet në pozitën më të mirë gjeostrategjike, mungojnë investitorët e huaj. Beogradi zyrtar të njëjtëve i preferon qytetet dhe qendrat larg Preshevës, Bujanocit e Medvegjës. Nuk i subvencionin bizneset vendore. Shkalla e papunësisë është 70%. Është rajoni më i pazhvilluar ekonomikisht në Serbi. Përfaqësuesit politik të shqiptarëve nga Lugina në mëyrë konsistente kanë kërkuar që të jenë të integruar në institucionet shtetësore siç janë gjykatat, policia, doganat, zyra e tatimeve e të tjera proporcionalisht me pasqyrën etnike të banorëve të këtyre komunave. Në periudhën e pas konfliktit të armatosur në Luginë të Preshevës, atëherë kur fokusi i institucioneve ndërkombëtare ishte më i madh se zokanisht, shteti serb për shkak edhe të presionit të tyre kishte nënshkruar disa marrëveshje me të cilat parashihej integrimi i shqiptarëve në të gjitha intitucioneve shtetërore, por edhe realizimi i të drejtave elementare që e njeh çdo konventë ndërkombëtare siç është përdorimi zyrtar i simboleve, përdorimi i gjuhës dhe shkrimit shqip. Mirëpo, këto marrëveshje sot e kësaj ditë janë tepër larg realizimit. Në të kundërt, gjatë periudhës në vazhdim Serbia jo që nuk realizoi marrëveshjet e nënshkruara me ndërmjetësim të institucioneve ndërkombëtare, por nga Presheva e Bujanoci largoi totalisht institucionet gjyqësore, tatimore, u rrit diskriminimi shtetëror, shpërngulja masive. Serbia po realizon spastrimin në heshtje ndaj shqiptarëve. Shqiptarëve e Luginës së Preshevës sidomos pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, janë peng i raporteve jonormale dhe konfliktit të ngrirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Prandaj Lugina kërkon të jetë pjesë e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kërkon të respektohet vullneti i popullatës shqiptare i shprehur me referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992. Ky rajon çdo ditë e më shumë po zbrazet nga të rinjtë të cilët pikërisht për shkak të diskriminimit të vazhdueshëm, mos njohjen e diplomave, mos hapjen e vendeve të punë dhe të gjitha rrethanave të reja. Në anën tjetër, Serbia po vazhdon rrugëtimin e vet drejt integrimeve europiane edhe duke qenë aq diskrimunese ndaj pakicës shqiptare. Këtë konferencë dua ta shoh si një nismë të mbarë që republika e Shqipërisë në bashkëpunim me atë të Kosovës, çështjen e Luginës së Preshevës t’a vendosin në priotiet mbi të gjitha të tjert, pikërisht për shkak të degradimit të skajshëm të polzitës së shqiptarëve në luginë. Duke e ngritur këtë çështje te faktori ndërkombëtar e sidomos te SHBA’të. Të jeni edhe zëri jonë. Njëkohërisht uroj që ky do të jetë rasti i fundit në të cilin do të evitentohen problemet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, me shpresë që në takimet e ardhshme të kësaj natyre të diskutohet më shumë. Atë që e uroj më shumë është që unë dhe çdo shqiptar i Luginë sështë që në një të ardhshme të afërt t’i jemi të bashkangjitur Kosovës. Faleminderit Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Aksident trafiku në magjistralen Tetovë-Gostivar, një viktimë dhe disa të lënduar Sot rreth orës 06:45 në autostradën Tetove-Gostivar, në pik pagesën e Tetovës ka ndodhur …