Arrin në gjashtë numri i viktimave nga tërmeti 6.4 ballë që goditi orët e para të mëngjesit vendin tonë, me epiqendër Durrësin.

Emergjencat Civile bëjnë të ditur se trupat e pajetë janë nxjerrë nga rrënojat e vilës Palma në Durrës, e cila u shemb nga lëkundjet e fuqishme sizmike.

Viktimat e tjera janë dy gra në Thumanë, të cilat u nxorën pajetë nga rrënojat e një ndërtese të shembur, dhe një burrë në Kurbin, i cili u hodh nga ballkoni i katit të dytë të banesës, gjatë kohës kur vijonin lëkundjet e forta sizmike.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme