Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ish anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëheri kreu i PDK-së, Kadri Veseli para pak çastesh është nisur për në Hagë, ku do të intervistohet nga Prokuroria e Specializuar raporton “Zeri.info”. Në një deklaratë për media, Veseli theksoi se Gjykata Speciale është sfidë, por njëkohësisht kjo gjykatë do të dëshmoj edhe njëherë pastërtinë e luftës së drejt të UÇK-së. “Tani jam duke udhëtuar për në Hagë me ftesë të Dhomave të Specializuara, jam i ftuar për intervisitm. Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe por të njëjtën kohë është edhe një moment ndërkombëtar për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit tonë, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Veseli. Ai shtoi se është krenar se i ka shërbyer UÇK-së dhe se këtë nuk do ta ndërronte me asgjë tjetër. “Çdo luftëtar i lirisë është krenar që ka pasur fatin t’i shërbej atdheut të vet. Edhe unë jam shumë krenar edhe e falënderoj Zotin për këtë dhe dua ta rikonfirmoj me asnjë gjë nuk e ndërroj asnjë pjesë të asaj jete time krenare. UÇK është historia e së drejtës së popullit të Kosovës për liri e pavarësi”, është shprehur Veseli. Ndonëse nuk dihet cilësia në të cilën është ftuar, intervistimi i Veselit ishte paraparë të mbahet më 4 dhjetor, mirëpo më pas ishte shtyrë për datën 10 dhjetor. Një gjë të tillë e patën konfirmuar nga kabineti i ish-kryeparlamentarit Veseli. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
A ka rrezik nëse futeni në ujë menjëherë pasi të hani ushqim? Ështe makthi i shumë prindërve, megjithatë ky fenomen nuk prek vetëm femijet. Është folur …