Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Lideri i LVV-së, Albin Kurti, dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, kanë mbajtur takime të njëpasnjëshme gjatë javës së kaluar, por deri më tani nuk ia kanë dalë të arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje. Meqë posti i presidentit tashmë është shndërruar në “mollë sherri” mes dy palëve, analistët politikë nuk përjashtojnë mundësinë që seanca konstituive t’i gjejë pa një ujdi të plotë LVV-në e LDK-në. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, kanë zhvilluar një sërë takimesh maratonike gjatë javës së kaluar, por nuk kanë arritur që negociatat e tyre t’i kurorëzojnë me një marrëveshje përfundimtare. I vetmi pajtim që ka buruar nga takimet e dy partive është dakordimi për t’i shpeshtuar takimet, që kanë për qëllim shkrirjen e dallimeve ekzistuese mes tyre. Ndonëse të dielën nuk u takuan fare, Kurti e Mustafa vazhdojnë të kenë qëndrime të kundërta sa i përket postit të presidentit, shkruan Zëri. Derisa LDK-ja po kërkon ta marrë pozitën e shefit të shtetit, Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të ngulë këmbë se posti i presidentit nuk duhet të bëhet pjesë e marrëveshjes për qeverisjen e re. Ani pse seanca për konstituimin e Kuvendit është thirrur për datën 26 dhjetor nga presidenti Hashim Thaçi, njohësit e çështjeve politike shprehen skeptikë se LVV-ja dhe LDK-ja do të arrijnë të merren vesh mes vete para kësaj date. Like 0
Lideri i LVV-së, Albin Kurti, dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, kanë mbajtur takime të njëpasnjëshme gjatë javës së kaluar, por deri më tani nuk ia kanë dalë të arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje. Meqë posti i presidentit tashmë është shndërruar në “mollë sherri” mes dy palëve, analistët politikë nuk përjashtojnë mundësinë që seanca konstituive t’i gjejë pa një ujdi të plotë LVV-në e LDK-në. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, kanë zhvilluar një sërë takimesh maratonike gjatë javës së kaluar, por nuk kanë arritur që negociatat e tyre t’i kurorëzojnë me një marrëveshje përfundimtare. I vetmi pajtim që ka buruar nga takimet e dy partive është dakordimi për t’i shpeshtuar takimet, që kanë për qëllim shkrirjen e dallimeve ekzistuese mes tyre. Ndonëse të dielën nuk u takuan fare, Kurti e Mustafa vazhdojnë të kenë qëndrime të kundërta sa i përket postit të presidentit, shkruan Zëri. Derisa LDK-ja po kërkon ta marrë pozitën e shefit të shtetit, Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të ngulë këmbë se posti i presidentit nuk duhet të bëhet pjesë e marrëveshjes për qeverisjen e re. Ani pse seanca për konstituimin e Kuvendit është thirrur për datën 26 dhjetor nga presidenti Hashim Thaçi, njohësit e çështjeve politike shprehen skeptikë se LVV-ja dhe LDK-ja do të arrijnë të merren vesh mes vete para kësaj date.
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Reuters: Vuçiq pranon kompromisin me Kosovën Agjencia e famshme britanike e lajmeve, Reuters ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër …