Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Derisa dje kanë përfunduar pa sukses kërkimet për gjetjen e dy policëve të Kosovës, sot ato do të vazhdojnë me shpresë se do të zbardhet fati i tyre. Malsor Shemsedin Dashi dhe Armend Mifail Trena janë zhdukur që nga mbrëmja e së shtunës në rrugën Hani i Elezit-Kaçanik. Policia e Kosovës thotë se për shkaqe ende të panjohura, vetura në të cilën gjendeshin dy policët kishte humbur kontrollin dhe kishte dalë nga rruga, duke rënë nga një lartësi në rrjedhën e lumit Lepenc. Vetura është nxjerrë nga lumi, ndërkohë që dje gjatë ditës janë bërë kërkime nga FSK-ja, njësitë për kërkim-shpëtim dhe banorët e komunave Hani i Elezit dhe Kaçanik. Lidhur me këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj ka pasur një takim me ministrin e Brendshëm Bejtush Gashi, UD e drejtorit të Policisë së Kosovës, Naim Rexha, nga të cilët ka marrë raportin për ecurinë e deritashme të kërkimeve, si dhe procedurat e mëtejme për këtë ngjarje. Kryeministrit Haradinaj nuk i ka mjaftuar vetëm ky takim për të marrë informacione mbi rastin e dy policëve aktualisht të zhdukur, por ai ka dalë edhe në vendin e ngjarjes, ku ka thënë se pavarësisht gjendjes së rëndë, ende nuk duhet menduar se ka ndodhur më e keqja. Madje, ai ka paralajmëruar se do t’i telefonojë edhe homologut të tij maqedonas, Zoran Zaev për të vazhduar kërkimet edhe në anën e territorit të Maqedonisë, ndonëse kanë mbetur edhe dy kilometra për të vazhduar kërkimet brenda Kosovës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Angela Merkel: Gjermania do të marrë përgjegjësi më të madhe globale Në vitin 2019 Gjermania do të marrë përgjegjësi më të madhe ndërkombëtare dhe duhet …