Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari Kamberi ka deklaruar përmes një postimi në rrjetin social se Serbia duhet që, sipas shembullit të Malit të Zi, të hjekë kushtëzimet nga përdorimi i lirë dhe zyrtar i simboleve kombëtare të pakicave nacionale Përfundimisht mund të përgëzojmë Kuvendin e Republikës së Malit të Zi për miratimin e “Ligjit për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare”, përmes të cilit i garanton pakicave kombëtare të drejtën dhe lirinë e zgjedhjes, përdorimit dhe vendosjes publike të simboleve kombëtare, si dhe shënimin e festave kombëtare, pa kurrëfarë kushtëzimesh. Angazhimi dhe këmbëngulja e partiteve politike shqiptare në Mal të Zi dhe uniteti për temat të interesit të përbashkët, sollën si rezultat përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave kombëtare, kulminacionin e së cilës e përbën e drejta e përdorimit të lirë dhe zyrtarë të simbolit kombëtarë- pjesë e identitetit kombëtar. Përfundimisht autoritet zyrtare të Republikës së Serbisë duhet ta ndjekin shembullin e Malit të zi, dhe të nisin procedurën e ndryshimit të “ Ligjin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare” duke eliminuar normën kshtëzuesë të alinësë dy në nenin 14 të këtij Ligji i cili pamundëson përdorimin e lirë dhe zyrtarë të simboleve kombëtare. Edhe pse gjendet në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe ka hapur disa kapituj për bashkëbisëdim me BE-në Serbia vazhdon të mbetet i vetmi shtet në rajon që e ndalon ligjërisht përdorimin e ligjshëm të simboleve kombëtare shqiptare, duke mohuar kështy elemente fundamentale të identitetit kombëtar shqiptar. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Bill Clinton do të vizitojë Kosovën më 12 Qershor Ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton po vjen në Kosovë. Tashmë kjo vizitë është konfirmuar edhe …