Komuna e Bujanocit njofton se dje janë zhbllokuar në tërësi të gjitha rrugët në Malsin e Bujanocit, dhe është siguruar qarkullim krejtësisht i lirë në vendbanimet Çarr dhe Priboc.
Janë liruar rrugët në të trija lagjet në Çarr, nga shtëpia e fundit tek Kameri e deri te shkolla ku ndodhet edhe lagja e tretë. Është hapur rruga që lidhë Çarrin me rrugën kryesore për Muhoc.
Poashtu është hapur rruga prej Zarbicës e deri tek shtëpia e fundit në Priboc.
Sasia e borës e cila ka goditur këto vendbanime ka bërë që banorët e kësaj pjese të jenë krejtësisht të izoluar.
Komuna e Bujanocit do të vazhdojë edhe ditëve në vijim të sigurojë qarkullim të lirë në tërë territorin e sajë,.
Përfaqësuesit e Departamentit për investime dhe zhvillim të Komunës së Bujanocit do të vazhdojnë të qëndrojnë në teren deri sa t’i mundësohet lëvizja e lirë edhe qytetarit të fundit të bllokuar nga bora.