Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Rreth 150 persona janë raportuar të prekur me koronavirus në Itali dje, në orët e pasdites, ku edhe u shënuan dy viktima Përhapja e shpejtë e koronavirusit në Itali ka shkaktuar panik te shqiptarët që jetojnë në këtë shtet, të cilët kanë filluar të marrin rrugën për në Shqipëri e për në Kosovë. Ndonëse në vend raportohet se deri tani asnjë person nuk është i prekur me këtë virus, përhapja e tij në Itali thuhet se rrit rrezikun e përhapjes së tij edhe në Kosovë. Mjekët kanë rekomanduar qytetarët të kenë kujdes e t’i shtojnë masat mbrojtëse ndaj këtij virusi, shkruan Zëri. Rreth 150 persona janë raportuar të prekur me koronavirus në Itali dje, në orët e pasdites, ku edhe u shënuan dy viktima. 11 komuna në këtë shtet janë izoluar totalisht, derisa mbi 50 mijë persona gjenden në karantina. Përhapja e vrullshme e koronavirusit në shtetin e afërt dhe me lidhje të shumta italiano-shqiptare ka alarmuar shqiptarët, të cilët jetojnë në këtë shtet, disa prej të cilëve, siç raportohet, janë nisur drejt Shqipërisë e po ashtu edhe drejt Kosovës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
U mbajt kuvendi i këshilltarëve Shqiptarë, Përsëri mungon Shqipërim Arifi Sot me fillim në ora 11:00 në hapsirat e shtëpisë së kulturës në Bujanoc …