Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka njoftuar se sot përfundimisht është përmbyllur procedura e transferimit të 200 mijë eurove nga Buxheti i Republikës së Kosovës në buxhetin e komunës së Bujanocit.

Më poshtë mund ta lexoni postimin në “Facebook” të Kamberit:

Sot, përfundimisht u përmbyll procedura e transferimit të 200 mijë eurove nga Buxheti i Republikës së Kosovës në buxhetin e komunës së Bujanocit.

Hap i madhë para. Realizim konkret.

Vendimi i marrë javën e kaluar nga Qeveria Kurti u bë realitet.

Standardi i ri i transferimit të drejtëpërdrejtë në llogarinë e komunës është risia dhe fenomeni.

Shuma prej 200 mijë eurove është poashtu standard i ri i vendosur nga kjo Qeveri dhe nga Kryeminstri Kurti.

Përfshirja e Luginës me 500 mijë euro ndihmë është përkujdesje dhe përkrahje.

Faleminderit Kosovë.

Faleminderit Albin.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme