Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqipëtar Ragmi Mustaf ka bër të diturë sot se filloristët e Luginisë nga shtatori do të përdorin të njejtat tekste mësimore që përdorë Tirana. Mustafa e ka quajtër kët “Një super lajm” Ky është shkrimi i plotë i kryetarit Mustafa Që nga shtatori filloristët e Luginës do të përdorin të njëjtat tekste mësimore si bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë. Bashkë e bëmë të mundur, të pamundurën! Arsimi në Luginë të trajtohet si çështje e madhe vlerash të përqendruar tek cilësia. Sot është publikuar katalogu i teksteve mësimore në gjuhën shqipe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik. Numri është rritur në 35 komplete të teksteve mësimore nga Shqipëria prej 61 teksteve të listuar. + 8 komplete të teksteve “gjuha serbe si gjuhë jo anëtare” me zotimin se edhe tekstet mësimore për klasën e katërt dhe të tetë aprovohen me implementimin e reformës për këto klasë. Përveç, teksteve për lëndën e Historisë dhe Gjeografisë përmbyllet cikli i sigurimit të teksteve mësimore për shkollat fillore. Ka ende punë e angazhim. Megjithatë, radhën tashmë të fokusimit e kanë tekstet mësimore për shkollat e mesme. Faleminderit me mirënjohje të thellë Ministrisë së Arsimit, Sportit e Rinisë të Shqipërisë, në veçanti ministres Besa Shahini! Faleminderit për mirëkuptim nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik e Trupit Koordinues për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë! Faleminderit shtëpisë botuese “Albas” në Preshevë! Faleminderit me konsideratë të lartë për Misionin e OSBE-së dhe ambasadorët e Quintit si dhe ambasadorët e grupit jo formal “Miqtë e Luginës”. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
197 raste pozitive me coronavirus, tre të vdekur dhe 48 të shëruar për 24 orë në Kosov Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, …