Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Me 27 qershor delegacionet e Kosovës e Serbisë priten në Shtëpinë e Bardhë. Kjo është e sigurt. Se çfarë saktësisht do të bisedohet atje, i takon terrenit të hamendësimeve. Dialogu në mes të Kosovës e Serbisë për normalizim të marrëdhënieve ende nuk ka rinisur, por nga lajmet e fundit kuptohet se kur të ndodhë, do të jetë me një shpejtësi që nuk është parë më herët. Se a është afër një marrëveshje finale ende nuk dihet, por secili zyrtarë ndërkombëtarë, që merret me problematikën Kosovë-Serbi, e ka zënë në gojë një fund të shpejtë. E çuditshme kjo për faktin që derisa kishte dialog, për rreth 10 vjet, të ndërmjetësuar nga BE-ja, nuk flitej kaq shumë për një marrëveshje finale, sa është folur këto ditët e fundit, kur Serbia e Kosova prej kohësh nuk zhvillojnë takime me ndërmjetësim. Të shtunën e javës së ardhshme, me 27 qershor, do kuptohet më shumë, pas takimit në Uashington, në mes Kosovë e Serbisë, të ndërmjetësuar nga Richard Grenell, i caktuar nga Donald Trump, për t’u marrë me dy fqinjët e Ballkanit. Madje Grenell njoftoj në Twitter se dy shtetet, meqë janë të interesuara për dialog, kanë vendosur që të pauzojnë agjendat e tyre në arenën ndërkombëtare, vetëm për t’i dhënë edhe një shans bashkëbisedimit. Serbia, tregoi Grenell, është zotuar se nuk do të lobojë më për çnjohjen e Kosovës, ndërsa Kosova nuk do të provojë të anëtarësohet në ndonjë organizatë ndërkombëtare. Grenell gjithashtu ka treguar se kjo do të jetë tentativa e fundit dhe nëse asgjë nuk lëvizë, atëherë dy shtetet mund t’i kthehen situatës së tyre të ngrirë. Këto nuk e do as Kosova e as Serbia, prandaj dy palët kanë shprehur vullnetin e mirë për të udhëtuar drejt Shtëpisë së Bardhë. Por, krejt çka dihet publikisht është data e takimit, vendi dhe arsyeja përse po udhëtohet. Ende nuk është bërë e qartë se cilat do të jenë saktësisht temat, çfarë do t’i kërkohet njërës e çfarë tjetrës dhe më mbase më e rëndësishme – çfarë do t’u ofrohet? Nga deklarimet e zyrtarëve shtetërorë pak merret vesh. Derisa në Kosovë, kryeministri Avdullah Hoti e presidenti Hashim Thaçi, thonë se po shkojnë në Uashington për të siguruar njohje nga Serbia, në Serbi e thonë të kundërtën. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, tha dje se njohja e Kosovës as nuk do të jetë temë e as nuk do ta lejojnë që të bëhet temë. Ndërsa opozitat – si ajo në Kosovë edhe ajo në Serbi – kanë akuzuar qeveritë e vendeve të tyre se në Uashington po shkojnë të bëjnë kompromise të dhimbshme. Terri informativ pritet të largohet me 27 qershor, kur pas takimit do të dilet me deklarata dhe përkundër se ato mund të kenë, qëllimisht, dykuptimësi, të paktën do të kuptohet se kah tregon e ardhmja. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Reagon Ambasada Amerikane për mos anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL: Me këtë rezultat, të gjithë humbasim Ambasada Amerikane në Prishtinë, ka komentuar mos anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL. Përmes një …