Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri Edi Rama do të vizitojë sot Kosovën pasi u krijuar një moment delikat me dorëzimin aktakuzave nga Zyra e Prokurorisë Speciale me seli në Hagë ndaj presidentit Hashim Thaçi, kreut të PDK-së, Kadri Veseli dhe disa të tjerëve për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit. E në Kosovë, përveç shefit të Qeverisë shqiptare, do të qëndrojë edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërsië, Gent Cakaj. Ministri Cakaj për Reporterin e ka konfirmuar se ka ardhur në Kosovë dhe do të jetë pjesë e takimeve me liderët politikë. Sipas agjendës së publikuar, Rama e nis vizitën në mesditë me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn, e më pas takohet me kryeparlamentaren Vjosa Osmani. Takime do të ketë edhe pasdite, ku Rama dhe Cakaj do të priten nga kryeqeveritari i Kosovës, Avdullah Hoti. Pas tij, delegacioni shqiptar pritet nga lideri i PDK-së, Kadri Veseli. Presidenti Hashim Thaçi, i cili pati takim me Ramën edhe në Shqipëri, është i fundit në agjendë. Rama e Cakaj e takojnë Thaçin pak para orës 19:00, e që rezulton të jetë vetëm 1 orë para se Thaçi t’i drejtohet popullit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
S’ka rekomandim pozitiv për viza? Në takimin e së premtes të Këshillit të Bashkimit Evropian është paraparë që të …