Me qëllim të evitimit të fenomeneve negative që kryesisht që i kanë shkaktuar migrantët nga vende të ndryshme të Lindjes, ku hapësira e Ndërmarrjes “Elektrokontakt” është shfrytëzuar për hedhjen e mbeturinave, poashtu si urë lidhëse për braktisjen e kampit nga ana e migrantëve, konsumimin e alkoolit dhe substancave tjera psiko-aktive etj., komuna e Preshevës ka organizuar pastrimin e plotë të këtyre hapësirave.

Përveç fenomeneve të lartëcekura, banorëve të lagjes u është kanosur rreziku dhe nga gjarpërinjtë dhe insektet e ndryshëm, të cilët tashmë janë eliminuar.

Gjendja në të cilën ka qenë qenë këto hapësira ka qenë e mjerueshme, duke i dhënë një pasqyrë të keqe tërë vendbanimit të Stacionit Hekurudhor, që tashmë është përmirësuar dukshëm dhe ka marrë një pamje krejtësisht tjetër.

Më shumë artikuj të ngjashëm