Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se Serbia po pengon renovimin e shkollës fillore në fshatin Somolicë të komunës së Bujanocit. Tahiri i cili ishte iniciator i renovimit të kësaj shkolle pas vizitës që kishte bërë shtatë muaj më parë në këtë komunë ka thënë se edhe pse janë ndare mjetet dhe çdo gjë është përgatitur, përsëri shteti serb nuk ka lejuar transformimin e mjeteve financiare të sipërmendura në komunën e Bujanocit. Sipas tij ky qëndrim bllokues i shtetit serb tregon për politiken zyrtare diskriminuese që Beogradi ndjek në vazhdimësi në raport me shqiptarët e Luginës së Preshevës. Tahiri ka shtuar poashtu se të gjitha këto tregojnë se shqiptarët e Luginës janë komuniteti kombëtar më i diskriminuar në Evropë. Postimi i plotë i Tahirit: Para shtatë muajve Qeveria e Republikës së Kosovës e pat miratuar një propozim që kisha bërë në një mbledhje të kabinetit qeveritar për ndarjen e 40 mijë eurove për renovimin e një shkolle fillore në fshatin Somolicë të komunës së Bujanocit. Ideja për këtë propozim më kishte lindur gjatë një vizite zyrtare që kisha zhvilluar dy ditë më herët në këtë komunë. Gjatë takimeve me kryetarin e Bujanocit, z.Shaip Kamberin, pata rastin të dëgjoj shqetësimin e tij të thellë për nevojën e menjëhershme që e kanë si komunë për renovimin e asaj shkolle me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të domosdoshme për mbarëvajtjen e procesit edukativ dhe mësimor. Mirëpo, edhe pse janë ndarë mjetet dhe çdo gjë është përgatitur në detaje për zbatimin sa më efikas të këtij vendimi, përsëri shteti Serb, që nga ajo kohë nuk ka lejuar transferimin e mjeteve financiare të sipërpërmendura në Komunën e Bujanocit. Që nga ajo ditë e deri më sot, autoritetet zyrtare të Serbisë e kanë stopuar implementimin e kësaj iniciative. Ky qëndrim bllokues i shtetit serb, besoj më shumë se asgjë tjetër, tregon për politikën zyrtare diskriminuese që Beogradi ndjek në vazhdimësi në raport me shqiptarët e Luginës së Preshevës. Kjo politikë segreguese tenton që ta dekurajojë dhe pamundësojë mësimin e nxënëseve të Luginës në gjuhën e tyre amtare, edhe përkundër faktit se një e drejtë e tillë është e garantuar me normat dhe standardet më të avancuara ndërkombëtare. Prandaj, ky shtet e pengon pajisjen e nxënëseve të këtyre komunave me tekste shkollore të dhuruara falas nga shteti i Kosovës. Po ashtu nuk e zbaton marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel, lidhur me njohjen reciproke të diplomave universitare, një qasje kjo që pasqyron një veçori tjetër të politikës serbe – nënshkrimin e marrëveshjeve dhe moszbatimin praktik të tyre nëpërmjet obstruksioneve dhe mashtrimit. Ky mentalitet hegjemonik dhe qasje anakronike flasin edhe për pamundësitë e politikës serbe për t’u çliruar nga kthetrat e të kaluarës së saj nacionaliste. Serbia ka mbetur ajo që ka qenë në gjatë viteve ‘90. Nuk ka ndryshuar asgjë. Nuk ka arritur të distancohet nga vorbulla e logjikës së saj antidemokratike. Të gjithë e dimë se si regjimi i Milosheviqit e ushtronte këtë politikë, duke dëbuar nxënësit dhe studentët shqiptarë nga objektet shkollore dhe universitare si dhe si e pat instaluar një diskriminim total në arsim mbi baza etnike. Ndërkaq trashëgimtarët e tij ideologjikë që ndodhen sot në pushtet në Serbi, si Aleksandër Vuciq dhe Ivica Daciq, për shkak të pamundësisë që këtë strategji ta zbatojnë në Kosovë, të paktën kanë vendosur që këtë qëndrim antishqiptar ta realizojnë aty ku kanë mundësi, sikurse në Luginën e Preshevës. Natyrisht këtë projekt konstant drejtuese aktuale politike serbe tani e bënë në mënyrë më tinëzare dhe më te sofistikuar. Sepse nëse në vitet ’90 i dëbonin shqiptarët nga objektet shkollore duke tentuar t’ua mohojnë të drejtën për shkollim dhe arsimim, ata sot e pengojnë investimin dhe përmirësimin e infrastrukturës shkollore, si në rastin e fundit e pengimit të investimeve në shkollën fillore ne Somolicë, me qëllim që ta pamundësojnë zhvillimin normal të procesit mësimor. Të gjitha këto fakte flasin qartë se shqiptarët e Luginës sot janë komuniteti kombëtar më i diskriminuar në Evropë. Dhe paradoksalisht veprime të tilla ndodhin në një vend që tashmë i ka intensifikuar negociatat për t’u anëtarësuar në kuadër të Bashkimi Evropian. Mbase ka ardhur koha që edhe vetë Brukseli t’ia shtrojë vetes një pyetje serioze se a lejohen të integrohen në kuadër të BE-së shtete që shpërfillin në mënyrë skandaloze parimet themelore demokratike të këtij entiteti? Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
“Akterë të rëndësishëm në Kosovë i kanë parë hartat e shkëmbimit” Njohësi i çështjeve politike, Fisnik Halimi, ka thënë se të gjithë akterët e rëndësishëm …