Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Washington. Pas disa muajve izolim, presidenti i vendit u është rikthyer vizitave zyrtare. Në qershor i ka rënë të kthehet në gjysmë të rrugës, e sot presidenti Thaçi është nisur pa paralajmërim për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është akoma e paqartë se kë do ta takojë presidenti Thaçi atje. Thaçi do të merrte pjesë në fund të qershorit në një takim mes Kosovës dhe Serbisë, të organizuar në Shtëpinë e Bardhë. Por, atij iu desh të kthehej, pasi papritmas Prokuroria Speciale në Hagë njoftoi se ka dorëzuar aktakuzë ndaj Thaçit për krime lufte. Këtë javë, ai shkoi edhe në Bruksel, ku e takoi ndërmjetësuesin në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcakun. Një vizitë tjetër e pati edhe në Gjermani. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
MERR FUND QARKULLIMI I VETURAVE PA TABELA NË VERI TË KOSOVËS Policia e Kosovës nisi të hënën zbatimin e planit operativ, i cili parashikon ndalimin …