Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Bayern Munich ka triumfuar gjatë javës së kaluar kundër Eintracht Frankfurtit me rezultat 4-1, megjithëse është shpallur kampion i Bundesligas. Kjo ka bërë që trajneri t’u jep hapësirë më shumë talenteve të rinj, ku mesin e tyre ishte edhe Meritan Shabani që e nisi lojën si titullar dhe luajti për 56 minuta. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Jupp Heynckes ka lavdëruar paraqitjen e shqiptarit duke thënë se është pjesë e një grupi të rinjve të talentuar te bavarezët. Meritan Shabani “Shabani ka luajtur edhe më parë me ekipin e parë, kujtoj miqësoren me Grobasbachut. Pati një paraqitje shumë të mirë. Shabani është pjesë e një grupi të rinjve shumë të talentuar të klubit tonë”, pohoi Heynckes. Edhe Shabani është shprehur i lumtur për minutat që i besoi trajneri veteran i Rekordmeister. “Të paraqitem me ekipin e parë është shumë speciale për mua, pasi këtë e kam ëndërruar që fëmijë. Të kem mundësinë të luaj në të njëjtën fushë me lojtarë të klasit botëror më bën jashtëzakonisht krenar”, pohoi Shabani. Like 0