Kryetari i komunës së Preshevës në gjendje të rëndë shëndetsore është shtrir në spitalin e Nishit dhe është nën përkujdesin e stafit mjeksor.

Kët e ka bër të ditur vet kryetari Arifi përmes një postimi në rrjetin social facebook.

Ky është njoftimi i plotë i kryetarit Arifi

“Të nderuar qytetar të Komunës së Preshevës

Kam obligim moral të ju njoftoj se jam në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjindem momentalisht nën përkujdesjen e ekipit mjekësor në Spitalin e Nishit. Edhe pse kam kryer disa ditë më parë testin për Corona me rezultat negativ, ndërkaq kam pasur përkeqësime të shëndetit dhe jam detyruar të shtrihem në Spital.

Ju përshëndes të gjithëve.
Shtoni kujdesin të gjithë, ruani veten dhe familjen.” ka shkruar kryetari Arifi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme