Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në bazë të Vendimit mbi të drejtat nga fusha e mbrojtjes sociale në territorin e komunës Bujanocit dhe Vendimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së RS për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të datës 08.12.2020, Komisioni për ndarjen e mjeteve financiare personave me nevoja të veçanta përkatësisht familjeve të tyre shpallë konkurs mbi ndarjen e mjeteve financiare për personat me nevoja të veçanta në territorin e komunës së Bujanocit. Mjetet financiare i ndahen personave me nevoja të veçanta të cilët kanë vendbanim në territorin e komunës Bujanocit. Kandidatët që konkurojnë, krahas kërkesës dorëzojnë: 1. Letërnjofitimin e lexuar ne formë elektronike, ose vërtetimin e vendqëndrimit të kandidatit, 2. Aktvendimin e Komisionit për klasifikimin e fëmijëve dhe rinisë me aftësi të kufizuara apo Mendimin e Komisionit për vlerësimin e nevojave për ofrimin shtesë të edukimit, përkrahjes shëndetësore apo sociale fëmiut/nxënësit / KNR (komisioni ndërresorial), 3. Aktvendimin mbi realizimin e të drejtës në kompenzimin material për kujdesin dhe ndihmë ndaj tjetrit, 4. Llogaria rrjedhëse e kandidatit ( jo edhe llogaria rrjedhëse të ardhurave sociale) apo e prindit. Mjetet e përcaktuara për këtë qëllim janë 800.000,00 dnarë, paguhen permes Drejtoratit për financa. Konkursi zgjat prej 09. 12. 2020 deri me 15. 12. 2020. Aplikacionet duhet të dorëzohen në ndërtesën e komunës së Bujanocit, rr. K. Petroviq, nr. 115, Drejtorati për veprimtari shoqërore, numrii i zyrës 301, nga ora 10 dëri në 14 me dokumentacion të plotë. Kandidatët që paraqesin dokumentacion jo të plotë Komisioni nuk do të shqyrtojë kërkesat e tyre. Vendimi për ndarjen e mjeteve financiare nxirret brenda 5 ditëve nga mbarimi i afatit për dorëzimin e aplikimeve dhe shpallet në tabelën e shpalljeve të komunës së Bujanocit dhe në faqen e internetit të komunës: www.bujanovac.rs. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kamberi:Blinken merrë mesazh të fuqishëm nga Kongresi Amerikan për çështjen e Luginës së Preshevës Deputeti popullore në Parlamentin e Serbis dhe një herit kryetarë i Partisë për Veprim …