Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa sot në ditën ndërkombtare për të Drejtat e Njeriut ka kërkuar nga qeveria e Serbis zbatimin e marrveshjes të “Planit 7 pikësh” ku parashihet edhe ndërtimi i një spitali për qytetarët e Luginës së Preshevës. Madje kryetari Mustafa ka ftuar Qeverinë e Republikës së Serbisë të zbatojë këtë marrëveshje e ndërtoj spitalin e nevojshëm e të domosdoshëm edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës. Ky është shkrimi i plot i kryetarit Mustafa: Sot shënohet Dita e të Drejtave të Njeriut – dita kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi, në 1948, Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. Ky dokument historik që shpall të drejtat e patjetërsueshme për të cilat të gjithë kanë të drejtë si qenie njerëzore – pavarësisht nga raca, ngjyra, feja, seksi, gjuha, mendimi politik ose mendimi tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, prona, lindja apo statusi tjetër. Përhapja e koronavirusit edhe në Luginën e Preshevës ka pasqyruar se Serbia shtetërore nuk ka krijuar mundësi të barabarta për të gjithë. Gjithashtu, jo gjithë profesionistët, kanë guximin të adresojnë dështimet e ekspozuara nga COVID-19 në sistemin e brishtë të mbrojtjes shëndetësore dhe të zbatojmë standardet e të drejtave të njeriut për të trajtuar pabarazitë e rrënjosura e sistematike, përjashtimin dhe diskriminimin ndër gjenerata. Të Drejtat e Njeriut duhet të jenë epiqendër e reflektimit, gjatë e pas krizës me COVID-19, që ka thelluar varfërinë, rrit pabarazitë dhe ka rrënjosur diskriminimin strukturor. Barazia dhe mos-diskriminimi janë kërkesat thelbësore edhe për të ardhmen post-COVID. Përveç që duhet të angazhohemi dhe mbrojmë të drejtat themelore, ekonomike, sociale dhe kulturore. Duhet të kërkojmë edhe të drejtën për mbrojtje shëndetësore që buron edhe nga “Planin 7 pikësh”(2013) të aprovuar nga vetë Qeveria e Serbisë. Andaj ftojë Qeverinë e Republikës së Serbisë të zbatojë këtë marrëveshje e ndërtoj spitalin e nevojshëm e të domosdoshëm edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës. Shëndeti është e drejtë themelore e njeriut që nënkupton Serbia duhet të sigurojë qasje në kujdesin shëndetësor në kohë, të pranueshëm dhe të përballueshëm me cilësi të përshtatshme për të gjithë. Shteti është i obliguar të realizojë shpërndarjen, sigurimin e burimeve dhe shërbimeve shëndetësore. Lugina kërkon që të gëzojë të drejtën për shëndet edhe si masë kundër diskriminimit dhe pabarazisë edhe si masë për të mundësuar qasje në përkujdesjen shëndetësore. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Takohen Thaçi, Haradinaj e Veseli, diskutojnë për dialogun me Serbinë Sot në orët e mëngjesit janë takuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush …