Driton Mehmeti kryetar i nëndegës së APN-ës në Rahovic ka dhën dorheqje nga ky post dhe ka bër me dije se është larguar nga APN, duke akuzuar kryetarin e APN-ës Shqiprim Arifi se ka organizuar takime fshehtazi për shkarkimin e tijë.

Driton Mehmeti ka deklaruar se në APN nuk ka demokraci po ka diktatur.

Ky është shkrimi i plotë i z.Mehmeti

KOMUNIKATË!

Të nderuar qytetarë
Përmes këtij postimi desha të ju njoftoj se mbrëmë në zyrat e Alternativës Për Ndryshin në Preshevë është mbajtur mbledhje jolegjitme, jo demokratike me anëtarë jo legjitim dhe pa kuorum, me direktivat e Shqiprim Arifit për të më shkarkuar mua si kryetar i nëndegës së Apn-së në Rahovicë
Këtë e bëri Shqiprim Arifi me pretekstin ose duhet të jesh me mua ose kundër meje( nën urdhërat e mi ose ndryshe nuk mundet), gjë të cilën për hirë të votuesve dhe përkrahësve të mi nuk e pranoj asnjëherë.
Kontributin tim në Alternativën Për Ndryshim e dijnë gati se të gjithë, andaj këtë nuk e kam merituar nga Alternativa Për Ndryshin e aq më pak nga anëtarët e nëndegës të cilën me sistemin përçaj e sundo arritën të bëhen ashtlëpirësa të Shqiprim Arifit.
Unë këto zgjedhje nuk i pranoj dhe tani publikisht po ju premtoj se do të jem kundërshtari juaj politik
Përveç tjerash, ndjejë keqardhje për bashkvendasit e mi që mbrapa shpindës, pa konsultime, morën pjesë në një inskenim të tillë
Kjo vetëm tregon dobësinë e APN-së në Rahovicë, dhe e shfaq fytyrën e vërtetë se si shfrytëzohen aktivistët dhe në rastin e parë i hidhet posht mundi i tyre, e njëjta ka për t’iu ndodh edhe ju, dhe tek unë si ish kryetar i nëndegës dhe si bashkfshatarë i juaji e keni derën hapur sepse e di se jeni manipuluar!
Demokracia mbetet vetëm si term në Alternativën Për Ndryshim sepse aty nuk ka demokraci por ka diktaturë
Kur ju duhesha më gjenit edhe nëpër terr, ndërsa kur nuk ju duhesha nuk me shihnit as në dritë.
Kur e kishit V-në te B-ja isha i mirë, e tash nuk jam i mirë për ju!
Një faleminderim të madh familjes, shokëve e miqve për përkrahjen dhe një kërkim falje për të gjithë ata që nuk patëm mundësi të jemi në shërbimin tyre
Faleminderit
Shihemi në zgjedhje 👋
Me respekt e nderime, ish kandidati për këshilltar dhe kryetari i nëndegës së Apn-së Rahovicë,
Driton Mehmeti

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme