Gjatë mëngjesit të sotëm ekipi i Komunës së Bujanocit në përbërje të kryetarit të Kuvendit z.Enver Ramadanit, zëvendes kryetarit të komunës z.Shqiprim Musliut, sekretares së kuvendit znj.Nermine Aliji Ademi dhe shefit të kabinetit të kryetarit të komunës z. Sali Salihut vizituan vendbanimet e komunës së Bujanocit të prekura nga vërshimet e këtyre ditëve të fundit,edhe ate Novo Naselje, Banjën e Bujanocit, fshatin Lluçan dhe fshatin Konçul.

Ata për së afërmi u informuan nga vetë qytetarët për dëmet që kishin pësuar nga vërshimet dhe i shpjeguan atyre për mënyrën në të cilën mund të paraqesin dëmet e tyre në Shtabin për situata të jashtëzakonshme të Komunës së Bujanocit.

Vlen të theksohet se gjendja fatkeqësisht është jashtëzakonisht e rëndë dhe njerezit janë dëmtuar shumë materialisht. Kishte qenë mirë të mobilizohemi të gjithë në mënyre që t’i ndihmojmë qytetareve tanë.

Shih pamjet nga tereni përmes fotove:

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme