Drejtori i gjimnazit “Sezai Surroi” z. Zejni Fejzullahu përmes një shkrimi ka njoftuar gjimnazistët se mësimi fillon më 18.01.2021 me orarin e njejtë që kishin në gjysëm vjetorin paraprak.

Ky është njofti i plotë nga gjimnazi “Sezai Surroi” :

Të dashur nxënës, të nderuar profesorë,
Në bazë të udhëzimeve profesionale, Ministria e Arsimit ka njoftuar se gjysmëvjetori i dytë fillon më 18.01.2021 (e hënë), sipas orarit aktual.

Shkolla jonë fillon me modelin e kombinuar të mësimit, pra grupi i parë i paraleles vijon mësimin në shkollë, ndërsa grupi i dytë përcjell mësimin onlajn.

Ditën e hënë në shkollë vijnë nxënësit e grupit të parë, ndërsa grupi i dytë e mban mësimin në distancë.

Para dite vijnë në shkollë nxënësit e viteve të para dhe të dyta, ndërsa pas dite nxënësit e viteve të treta dhe të katërta.
Përgatitjet ditore arsimtarët i bëjnë në formë digjitale (pyetjet, detyrat, materiali për mësim dhe ushtrime, etj.), pa marrë parasysh se a mbahet mësimi në shkollë apo onlajn.

Nga drejtoria e shkollës

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme