Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, kanë bërë homazhe në kompleksin Adem Jashari në Prekaz, me rastin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se borxhin ndaj kësaj familjeje mund ta shlyejnë vetëm me punë për shtet-ndërtim. “Erdhëm për të nderuar epopenë, për të bërë homazhe te kjo familje që e ka vulosur Prekazin si kryeqytet, ne e kemi obligim dhe borxh dhe këtë mund ta shlyejmë vetëm me punë të përditshme për shtet ndërtim”, ka thënë ai. Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se familja Jashari do të kujtohet jo vetëm në këto data, por në çdo moment. “Jo vetëm në këto data, në çdo ditë, në çdo moment duhet ta përkujtojmë këtë sakrificë të familjes Jashari që i ka vënë themelet shtetit tone. Kjo ka ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës para botës se populli shqiptar ishte i shtypur nga ana e regjimit totalitar serb”. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
City – Tottenham: Formacionet e mundshme Tottenham Hotspur ka epërsi të lehtë prej ndeshjes së parë kundër Manchester Cityt, ku …