Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Partitë politike tashmë janë duke bërë fushatën parazgjedhore para elektoratit të tyre. Derisa subjektet bëjnë fushatë për partitë e tyre, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, fushatën e ka fokusuar për kandidaturën e presidentit. Tek premtimet elektorale, AAK-ja dhe Partia Demokratike e Kosovës bashkohen edhe në një pikë. Ajo është premtimi për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës. Haradinaj gjatë së dielës u ka premtuar atyre se kur ta merr mandatin e presidentit, do të iniciojë planin për t’i pajisur ata me shtetësi të Kosovës. “Vëllezërve të Luginës së Preshevës, iu zotova se me të marrë mandatin si President i vendit do të inicioj dhe zbatoj me përpikëri planin e natyralizimit të tyre, duke i pajisur me shtetësi të Kosovës. Me këtë, luginasve do t’u mundësohet realizimi i një të drejte të ligjshme për dy shtetësinë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. Ai ka shtuar se partia e tij gjatë qeverisjes, Luginën e Preshevës e kishte në fokus, duke ndarë mjete financiare për të investuar në forma të ndryshme atje. Një premtim të ngjashëm për pajisjen me pasaporta kosovare e kishte bërë ditë më parë edhe kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj. Ai në një takim kishte thënë se me të marrë postin e kryeministrit, do u dilte në ndihmë bizneseve shqiptare në Luginë të Preshevës duke ua lehtësuar operimin atje. “Presheva, Medvegja dhe Bujanoci kanë nevojë sot, më shumë se kurrë për solidaritetin tonë dhe për ndihmën e shtetit të Kosovës. Andaj, pajisja e tyre me pasaportë të Kosovës, është prioritet i yni dhe vetëm ne mund ta përmbushin këtë”, kishte shkruar Hoxhaj në Facebook pas takimit. Gjatë kësaj parafushate, PDK-ja u ka premtuar gjithashtu shqiptarëve të Luginës inicimin e ligjit që do u siguronte atyre mbështetjen financiare, arsimore, kulturore dhe shoqërore, rritjen e kuotave për studentë nga Lugina, hapjen e pikave të reja kufitare me Luginën e Preshevës dhe krijimin e fondit për kthimin e shqiptarëve të dëbuar nga vatrat e tyre. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë premtuar gjithashtu nga një pako 1 miliard euro për Rimëkëmbje Ekonomike. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Mehmeti : Ndërhyrja e mekanizmave të APN&SNS&LR ndajë këshilltarve po rrezikon demokracin dhe lirinë në Lugin të Preshevës Zavendës kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Enver Mehmeti ka reaguar pas asjë se qfarë …