Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nga 8 deri 12 shkurt 2021, si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në viset malore të pellgut Drini Bardhë të cilat në disa zona do të jenë me intensitet më të lartë, pritet rritje e ndjeshme e niveleve dhe prurjeve të ujit si dhe mundësi e vërshimeve të shpejta dhe përmbytje lumore në zonat më të ulëta.

IHK njofton se data më e hershme e parashikuar për vërshime është 9 shkurt, ora 18:00.

Këtë vit vendi është përballur dy herë me vërshime. Shumë komuna janë goditur nga vërshimet, ndërsa si pasojë u shkaktuan shumë dëme në infrastrukturë rrugore, në kulturat bujqësore si dhe në banesa e shtëpi banimi.

Në mesin e shumë komunave që janë prekur rëndë nga vërshimet është Fushë Kosova, Drenasi, Malisheva, Gjakova, Kamenica, Vushtrria etj.

Lexoni të plotë njoftimin:

Data e parashikimit:

E hëne, 08 shkurt 2021 – 08:00 (CET)

Data e hershme e parashikuar e ngjarjes:

E martë, 09 shkurt 2021 – 18:00

Sipas llogaritjeve të IHMK, nga data 8 deri 12 Shkurt 2021, si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në viset malore të pellgut Drini Bardhë të cilat në disa zona do të jen me intensitet më të lartë, pritet rritje e ndjeshme e niveleve dhe prurjeve të ujit si dhe mundësi e vërshimeve të shpejta dhe përmbytje lumore në zonat më të ulëta.

Sasia dhe intensiteti më i lartë i reshjeve pritet të jetë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në pellgun e Ibrit.

Në lumenjtë e tjerë të vendit, pritet ngritje e lehtë e prurjeve.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme