Zyrtarë të lartë politik të zyrës së OKB-së në Beograd kanë qëndruar në Bujanoc për një takim informues me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin rreth situatës politike dhe të sigurisë në komunën e Bujanocit.
Nikoqiri i këtij takimi z.Arifi njoftoi zyrtarët Angela Zettler dhe Dimitrije Redzic nga OKB rreth problematikës së shlyerjes nga evidenca civile e qytetarëve shqiptarë, si dhe procesit të regjistrimit të popullësisë që pritet të ngjajë këtë vit.
Nga ana tjetër, zyrtarë të OKB-së kanë shpreh gatishmërinë e tyre që ta ngrisin këtë çështje edhe në instanca tjera ndërkombëtare.
Like 0