Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa bashkë me Deputetin Popullor z. Shaip Kamberi përmes një shkrese iu kanë bërë thirrje BE-së, OSBE-së dhe SHBA-së të reagojnë ndaj Beogradit zyrtar e të parandalojnë gjuhën e urrejtjes kundër pakicave në Serbi, që tashmë ka marr korniza ligjore dhe institucionale si precedent i rrezikshëm për të gjitha pakicat në Ballkanin Perëndimor. Në shkresën e përbashkët dërguar Presidentes së BE-së, znj. Ursula Von Der Leyen; Përfaqësuesit për Politikat e Jashtme të BE-së, z. Josep Borrell; Të dërguari special të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, z. Mirosal Lajcak; Raportuesit të Parlamentit Evropian për Serbinë, z. Vladimir Bilcik; Komisarit të Lartë për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në Hagë, z. Kairat Abdrakhmanov; Shefit të misionit OSBE-së në Serbi, z. Jan Braathu dhe Ambasadorit të SHBA-së në Beograd, z. Anthony Godfrey; theksuam se vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë në Beograd, me të cilin Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, z. Aleksandar Vulin u lirua nga akuzat e gjuhës së urrejtjes, intolerancës dhe diskriminimit ndaj shqiptarëve, hap një kapitull të ri. Vendimi i gjykatës tashmë “legalizon”, diskriminimin, intolerancën, ksenofobinë dhe racizmin ndaj shqiptarëve që jetojnë në Republikën e Serbisë e gjetkë. Ne besojmë se duke hedhur poshtë padinë e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve kundër Ministrit A. Vulin si të pabazuar, gjykata është shpërfaq si shembull i ndikimit politik nga zyrtarët qeveritarë. Ky vendim ngre shqetësime serioze në lidhje me aftësinë e gjyqësorit serb për të “zbatuar me përgjegjësi Ligjin mbi Ndalimin e Diskriminimit Racor dhe Fetar, që sanksionon ”nxitjen e pabarazisë, urrejtjes dhe intolerancës bazuar në përkatësi racore, kombëtare, fetare, seksuale ose tjetër “ Ky precedent nuk ndodhi as gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviçit, i cili vrau, dhunoi dhe dëboi shqiptarët. Duke e bërë zyrtare gjuhën e urrejtjes kundër shqiptarëve, përfaqësuesit më të lartë të autoriteteve në Republikën e Serbisë nuk kontribuojnë në procesin e pajtimit dhe bashkëjetesës paqësore në Ballkanin Perëndimor, aq më pak mund të jetë i dobishëm në zgjidhjen e çështjeve të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, një proces që vetë Bashkimi Evropian po përpiqet ta lehtësojë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Gent Cakaj ka dorëzuar edhe zyrtarisht sot detyrën në duart e Olta Xhaçkës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipëris, z.Gent Cakaj,sot, edhe …