Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa ka bër të ditur sot se për gjuhën ofenduse e denigruse të ministrit Vulin për termin pezhorativ “Shiptari” do të ndjek rrugën drejt shtjerimit të mjeteve juridike për ta ndjekurë atë deri në gjykatën e Strasburgut. Madje Mustafa ka thën seduhet të ket drejtësi për të gjithë e barazi para ligjit për të gjithë qofishin edhe ministra. Ky është njoftimi i z.Mustafa Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, z. Aleksandër Vullin duke arsyetuar në parlament përdorimin e termit pezhorativ e ofendues “šiptari” kërkon që shqiptarët të jeni si Esad Pash Toptani. Në deklarimin e tij thotë që nuk dëshiron që deputetin Shaip Kamberi ta krahasoj me Shaban Palluzhën, por me Esad Pash Toptani Duke mos u mjaftuar me gjuhën e urrejtjes z. Vullin përcakton se çfarë shqiptar e me çfarë karakteristika janë të përshtatshëm për Serbinë!. Në fjalimin e tij, edhe kërcënon “Kush guxon të kritikoj gjykatën tonë dhe ta kërcënojnë me Strasburgun, në shtetin e pavarur dhe të lirë të Serbisë? “ Unë jam krenar që jam shqiptar. Jam i nderuar që më është dhënë rasti të jam në mbrojtje të dinjitetit njerëzor, në veçanti të shqiptarëve të Luginës. Krenar me historinë e të gjithë heronjëve që kanë mbrojtur pragun e shtëpisë nga agresorët. Edhe Juve z. Vullin si Ministër i fuqishëm në Qeveri, e cili do zyrtari tjetër të lartë, do ta kundërshtojmë pa kompromis institucionalizimin dhe legalizimin e gjuhës ofenduese, përçmuese e abuzuese ndaj shqiptarëve. Gjykata e Lartë ne Beograd vendosi në mënyrë të paprecedentë në favorin Tuaj. Ne do ta apelojmë në Gjykatën e Apelit e do të shterim të gjitha mundësitë ligjore brenda sistemit gjyqësor në Serbi. E drejtësi, pa dilemë, do të kërkojmë edhe në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg. Ky nuk është kërcënim kjo është procedura për mbrojtje nga gjuha Juaj denigruese. Drejtësi për të gjithë. Barazi para ligjit për të gjithë, qofsh edhe ministër në Qeverinë e Republikës së Serbisë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ardita Sinani:Diçka nuk po të dëgjojmë,ku je strukur Shqiprim Arifi Arrestimi i fundit i personave të afërt me kryetarin e Komunës, dëshmojnë edhe një …