Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Kuvendit Komunal i Komunës së Bujanocit z.Enver Ramadani sot ka marrë një mbështetje të fuqishmi nga OSBE dhe UNHCR lidhur me vendimin e 17 shkurtit të Kuvendit Komunal lidhur me ndërtimin e banesave kolektive për romët të cilët jetojnë në kampin “Salvadore” në Bujanoc. Ky është njoftimi i plotë i z. Enver Ramadani Sot pranova një shkresë mbështetëse nga Shef I Misionit të OSBE-së, Ambasador Jan Braathu dhe Përfaqësuese e UNHCR në Serbi, znj. Francesca Bonelli “Angazhimi juaj për të zgjidhur këtë çështje të rëndësishme demonstron lidershipin tuaj politik dhe solidaritetin tuaj të thellë. Edhe përkundër reagimeve negative dhe keqinformimin e përhapur nga disa në lidhje me këtë Vendim, ne jemi të bindur që do të keni sukses në informimin e drejtë të qytetarëve të rajonit se kjo është një mundësi unike për të përmirësuar kushtet e jetesës së familjeve Rome që jetojnë në qendrën kolektive “Salvatore” dhe të familjeve të cenuara në mesin e popullatës lokale. Gjithashtu, përkrahin përpjekjet tuaja që t’i sqaroni opinionit të gjerë se ky projekt do të kontribuojë në ndërtimin e një shoqërie që bazohet në tolerancë ndëretnike dhe që është e rrënjosur në parimet themelore të të drejtave të njeriut.” Misioni I OSBE-së në Serbi dhe Përfaqësia e UNHCR-së në Serbi mbeten të përkushtuar për të ndihmuar Komunën tuaj në përpjekjet për të zgjidhur çështjet që janë të rëndësishme për mirëqenien dhe zhvillimin e të gjithë komunitetit.” Thuhet në shkresë. OSBE dhe UNHCR i shprehin mirënjohjen Kuvendit për ndërtimin e raporteve të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit në projektet tjera të Komunës së Bujanocit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Brnabiq: Nëse vazhdon taksa, Serbia në vitin 2019 do të humbasë 514 milionë euro Serbia vazhdon të ankohet në Bruksel dhe gjithandej ku mundet për taksën 100 për …