Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuara në Kosovë, Nicholas Abbott ka vlerësuar vizitën treditore të Miroslav Lajçak, në Kosovë. Për vizitën e të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovën-Serbi nga BE-ja Miroslav Lajçak, Abbott tha se Mbretëria e Bashkuara ndan pikëpamjen e tij dhe të Albin Kurtit, se dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i përgatitur mirë, parimor dhe i koordinuar midis BE dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). “Isha i kënaqur kur pashë që vizita e Miroslav Lajčák për të diskutuar dialogun Kosovë-Serbi ka shkuar mirë. Mbretëria e Bashkuar ndan pikëpamjen e tij dhe të Albin Kurtit se dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i përgatitur mirë, parimor dhe i koordinuar midis BE dhe SH.B.A. Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të mbështesë arritjen e një marrëveshje që mbështet njerëzit e Kosovës dhe rajonit”, ka shkruar Abbott, në një postim në “Facebook”. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ka përafrim/ Flasin për Express nga LDK dhe VV për takimin Kurti – Mustafa LDK e Vetëvendosje po vazhdon takimet rreth një marrëveshjeje të mundshme parazgjedhore. Akoma nuk …