E ngarkuara me punë e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri ka bërë të ditur se tashmë në Izrael kanë arritur tre fëmijët së bashku me nënat e tyre të cilët do të marrin trajtim mjekësor.

Demiri përmes një postimi në Twitter ka falënderuar organizatën “Save a Child’s Heart” për mundësinë e shërimit të tyre.

Ambasada në Izrael ka nisur punën, mundëson që tre fëmijë nga Kosova të shkojnë për shërim atje

“Dje fëmijët tanë së bashku me nënat e tyre arritën në Izrael, me emocione të përziera shqetësimi dhe shprese. Save Child’s Heart faleminderit për afrimin e zemrave dhe shpëtimin e tyre. Ambasada e Kosovës do të ketë një udhëtim të gjatë me Erandën, Rrustemin dhe Endritin gjatë qëndrimit të tyre në Izrael”, ka shkruar Demiri.

Më shumë artikuj të ngjashëm