Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë  se në tavolinën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë ekzistojnë vetëm tri opsione.

Ai thotë se propozimi i djeshëm që ka dalur nga një non-paper është opsioni më i keq i mundshëm.

“Në tavolinën e bisedimeve me Serbinë janë vetëm tri opsione. E para është që të vazhdohet kjo gjendje. Kështu janë të kënaqur shumë persona këtu. Neve na kanë qeshur kur kërkonim bashkim pasi thonin se statusi nuk është i zgjidhur. Por ne nuk kemi probleme teknike me Serbinë por politike. Pavarësia është arritje e madhe. Problemet teknike kryhen pasi përfundohen problemet politike. Ato përfundojnë mes dy shteteve”, ka thënë ai.

“Ripërcaktimi i kufijve, ne i themi si ripërcaktim Lëvizja për Bashkim. Tjetra është Asocacioni. Ka disa ngjyra dhe mosbesim kështu në status-quo. Besoj që të gjitha partitë e dojnë këtë pasi nuk guxojnë të sjellin dicka të re. Me këtë koncept e kemi Serbinë brenda në Kosovë. Ky nonpaperi i djeshit është opsioni më i keq për Kosovën. Jep autonomi për Serbinë në Kosovë dhe humb kontrollin për një pjesë të territorit”, përfundoi ai.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme