Kryetari i Kuvendit Komunal i Komunës së Bujanocit z.Enver Ramadani dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Ragmi Mustafa u pritën sot në takim nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë z. Nikolin Jaka dhe themeluesin e Unionit të Gazetarëve Shqiptar, z. Aleksandër Çipa.

Ky është njoftimi i plotëi z.Enver Ramadani

ME EKONOMI ZHVILLIM E AVANCIM

Bashkë me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z Ragmi Mustafi, sot takuam kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë z. Nikolin Jaka dhe themeluesin e Unionit të Gazetarëve Shqiptar, z. Aleksandër Çipa.

Gjatë bashkëbisedimit morëm zotimin se edhe Bujanoci e Lugina e Preshevës do të përfshihet në kuadër të Forumit Ekonomik Mbarëshqiptar.

Inkurajuese e shpresëdhënëse shqyrtimi i mundësisë për investim konkret nga FEM në hapjen, jo vetëm të vendeve të punës, po edhe të perspektivës ekonomike në Luginën e Preshevës.

Duhet të mbështetemi tek njëri – tjetri për të përballuar sfidat e kohës. Përmes ekonomisë drejt zhvillimit dhe avancimit.

Shumë i lumtur e i kënaqur nga takimi i përbashkët.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme