Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar për rastin që ka ndodhurë në fshatin Konçul ku është dëmtuar përmendorja e dëshmorit Fatmir Ibishi me çrastë ka ftuar organet kompetente për zbardhjen e rastit dhe parandalimin e provokimit të rasteve të tilla.

Ky është postimi i plotë i z.Kamberi

Gjykoj ashpër provokimin e paprecedent të dëmtimit të përmendores së dëshmorit Fatmir Ibishi dhe vendosjen e flamurit serb mbi të.

Ky akt rrezikon paqën dhe stabilitetin, provokon banorët shqiptarë të fshatit Konçul dhe Komunës së Bujanocit dhe nxitë situata të padëshirueshme për të gjithë.

Është krejtësisht i pakuptimt dhe i papranueshëm qëllimi që të tensionohet situata dhe të nxiten incidente me provokime të këtij lloji.

Ftoj organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat për zbardhjen e këtij rasti dhe parandalimin e provokimeve të tjera eventuale.

Foto bujanoci.net

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme