Sot, Kuvendi Komunal i Bujanocit do të mbajë senacën e tretë me rradhë, me fillim prej orës 10:00. Seanca do të mbahet në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc.

Për seancë është propozuar ky

Rend i ditës

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e parë e Kuvendit Komunal e mbajtur më 21.04.2021.

1. Propozim Vendimi mbi ndryshimine Aktit të Themelimit të Qendrës Sportive “Rinia” Bujanoc,
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit mbi llogarinë përfundimtare të “Entit të Farmacisë Bujanoc” për vitin 2020,
3. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës të NP “Komunalia” Bujanoc për vitin 2020,
4. Propozim aktvendimi mbi shkarkimin e U.D. Drejtorit të Qendrës Sportive “Rinia” Bujanoc,
5. Propozim aktvendimi mbi emërimin e U.D. Drejtorit të Qendrës Sportive “Rinia” Bujanoc,
6. Propozim aktvendimi mbi shkarkimin e U.D. Drejtorit të Entit të Farmacisë Bujanoc,
7. Propozim aktvendimi mbi emërimin e U.D. Drejtorit të Entit të Farmacisë Bujanoc,
8. Propozim aktvendimi mbi shkarkimin e U.D. Drejtorit të Organizatës Turistike Bujanoc,
9. Propozim aktvendimi mbi emërimin e U.D. Drejtorit të Organizatës Turistike Bujanoc,
10. Propozim aktvendimi mbi shkarkimin e U.D. Drejtorit të Bibliotekës “14 Nëntori” Bujanoc,
11. Propozim aktvendimi mbi emërimin e U.D. Drejtorit të Bibliotekës “14 Nëntori” Bujanoc,
12. Propozim aktvendimi mbi shkarkimin e U.D. Drejtorit të Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq” Bujanoc,
13. Propozim aktvendimi mbi emërimin e U.D. Drejtorit të Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq” Bujanoc,
14. Ndryshimi dhe plotësimi i Aktvendimit mbi emërimin e Organit të Përkohshëm të NP “Komunalia” Bujanoc,
15. Të ndryshme.

17.05.2021  Bujanoc

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme