Kryetarja e Komunës së Preshevës Ardita Sinani, deaktivizon sistemin e sigurisë të instaluar nga pushteti i kaluar.

Për katër vite me rradhë Kabineti i Kryetarit të Komunës ishte një zyrë e mbyllur për qytetarët tanë, me sisteme të larta sigurie e alarmi.
Sot, me kërkesën time si kryetare e komunës angazhova kompaninë përgjegjëse të kontraktuar nga pushteti i kaluar, që të deaktivizojë sistemin sigurisë dhe të alarmit, në mënyrë që qytetarët tanë të ndihen më rehat kur vizitojnë Kabinetin e Kryetarit.
Dita e sotme, pas katër viteve shënon hapin e parë të transparencës në raport me qytetarët tanë.
Qeverisja jonë do të jetë reformatore në politika konrete, ka deklaruar kryetarja Ardita Sinani.
Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme