Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Pas reshjeve të mëdha të shiut të mbrëmjes së djeshme në Komunën e Preshevës kryetarja znj.Sinani ka qëndruar pran banorve të prekur nga vërshimet deri në orët e vona për të monitoruar nga afër gjendjen në teren, pas pamjeve nga tereni kryetarja Sinani ka aktivizuar menjëher Shtabin për situata të jashtëzakonshme që urgjentisht të dal në teren,që tu vihet në ndihm banorve të prekur nga vërshimet. Gjendje më e rënduar nga këto reshje paraqitet në fshatin Rahovicë dhe fshatin Raincë, të cilën gjendje kryetarja e përcjolli nga afër. Pamje të frikshme janë shpërndarë mbrëm nga fshati Rahovicë dhe fshatin Raincë, të cilët janë vërshuar nga uji. Kryetartja Sinani ka lutur mbrëm banorët që të kenë kujdes të shtuar, e në rast nevoje të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre. Ndërsa nga dita e sotit do të filloj të bëjë edhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Tahiri i përgjigjet Vulinit: S’ka ndarja të Kosovës, Serbia duhet ta pranojë realitetin Koordinatori nacional për Reforma Shtetërore Besnik Tahiri i është kundërpërgjigjur ministrit serb të Mbrojtjes …