Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetarja e Komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani ka takuar sot në Beograd shefin e misionit të OSBE-së në Beograd ku ka biseduar lidhur me pazivizimin e adresave në Luginë të Preshevës. Ky është njoftimi i plotë i znj.Ardita Sinani Sot, pata nderin të mirëpritem në Beograd, nga Shefi i Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Serbi, Ambasadorin Jan Braathu, të shoqëruar nga znj.Sarah Groen, Zv-shefe e misionit dhe znj.Agata Siemaszkiewicz, këshilltare për çështje politike dhe raportim. Çështja e pasivizimit të vendbanimeve ishte tema qendrore që ngrita duke kërkuar nga Shkëlqesia e Tij, z.Jan Braathu ta përdor autoritetin e tij, për të raportuar në instancat vendimarrëse ndërkombëtare dhe republikane, mbi këtë proces, që në emër të ligjit, po eliminon administrativisht dhe juridikisht shqiptarët, nga qytetaria dhe shtetësia. Çështjet e regjistrimit të popullatës, (mos)integrimit të shqiptarëve dhe të (mos)investimeve të fondeve publike nga qeveria republikane ishin disa nga temat kryesore të bashkëbisedimit. Prania dhe angazhimi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Luginën e Preshevës mbeten të një rëndësie të veçantë për çështjet e sigurisë, zhvillimit dhe demokracisë. #PasivizoPasivizimin Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ekipi i OBSH-së në Wuhan thotë se kanë ‘gjetur prova’ se si filloi pandemia e COVID-19 Një ekipi të ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që hetojnë origjinën e …