Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Përmes një postimi në faqen zyrtare, Komuna e Bujanocit, njofton të gjthe nxënësi e shkollave të mesme se në bazë të vendimit të Trupit Koordinues nr.100-412-03-00056-1/2021 të datës 3 nëntor, 2021, fton të gjithë nxënësit e shkollave të mesme që të aplikojnë për mbulimin e një pjese të shpenzimeve të transportit publik. Thirrje publike për ndarjen e mjeteve finansiare ndihma të njëhershme, për të mbuluar një pjesë të shpenyimeve të transportit, per nxënsit e shkollës së mesme në territorin e Komunës së Bujanocit. I. Të drejtë pjesëmarrje në këtë ftesë kanë të gjithë nxënësit e shkollave të rregullta të mesme me vendbanim në teritorin e komunës e Bujanocit, të cilët vijojnë mësimet në Bujanoc dhe Preshevë, për muajin nëntor dhe dhjetor të vitit 2021. II. Kandidatët që aplikojnë për ofrimin e ndihmës për financimin e një pjesë të shpenzimeve të transportit me kërkesë duhet të paraqesin: 1. letërnjoftimin e lexuar në formë elektronike ose vërtetimin e vendbanimin e kandidatit 2. vërtetimin nga shkolla e mesme, 3. xhirollogaria rrjedhëse e kandidatit apo e prindit. III. Shuma e shpenzimeve të transportit është deri në 45% e vlerës së biletës mujore të cilin e paguan nga trasportuesit e autorizuar. IV. Kërkesa për realizimin e të drejtave nga thirrja publike për ndarjen e ndihmës me dokumentacion dorëzohet nga 15.11.2021 deri më 24.11.2021. Aplikimet e vonuara dhe jo të plota nuk do të merren parasysh. Kërkesa për thirrje në paragrafin 1. dorëzohet drejtpërdrejt në objektin e komunës së Bujanocit, rr. Karagjorgje Petroviqa, nr.115, Drejtorati për shërbime publike, zyrja 301, prej orës 10:00 deri ora 14:00, me dokumentacionin e kompletuar. V. Komisioni do t`i shqyrtojë të gjithat kërkesat e arritura në kohë, do t`i vlerësojë të gjitha kërkesat të cilat përmbushin kushtet e konkursit dhe do të përpilojë ranglistën preliminare të nxënësve të cilët do të fitojnë ndihmën e njëhershme në përputhje me kriteret. Në bazë të rang listës së përcaktuar, Komisioni do të sjellë Vendim mbi Zgjedhjen të cilin e nënshkruan kryetari i Komisionit. Rang listat përfundimtare pas vendosjes në bazë të ankesave, do të vendosen në tabelën e shpalljes së administrates komunale dhe në ueb faqen e komunës së Bujanocit (www.bujanovac.rs). Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shtëpia e Bardhë, thirrje Kosovës e Serbisë për njohje reciproke Shtëpia e Bardhë u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të lënë mënjanë …