Në dialogun e sotëm në Bujanoc, në mes të përfaqësuesve politik të Luginës së Preshevës dhe Qeverisë së Serbisë ndër të tjera u dakorduan që menjëherë të fillojë integrimi dhe punësimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Qeveria u përfaqësua nga ministrja e Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale Darija Kisić, Mirsad Đerlek, sekretar shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë dhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Ndërtimit, Transportit. dhe Infrastrukturës si dhe Ministrja për të drejtat e pakicave Goedana Comic.

Në anën tjetër, përveç kryetarit të KNSH-së Ragmi Mustafës, të pranishëm ishin edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani dhe kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Enver Ramadani.

Në dialog mori pjesë edhe shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Bratu, i cili sikur se Ragmi Mustafi ka insistuar se zbatimi i planit 7-pikësh është vendimtar.

“Në takimin e sotëm është treguar realisht vullneti politik për jetën e shqiptarëve dhe serbëve dhe për të drejtat e shqiptarëve në Serbi. Kaq shkruhet në Planin 7-pikësh, në Kushtetutë dhe në Ligjin për Këshillat Kombëtarë. Dialogu i sotëm rezultoi me marrëveshje për planin dhe kohën në të cilën do të kemi shqiptarë të punësuar në institucionet e Republikës së Serbisë, sepse ata e kanë vendin aty dhe sepse kjo është jo vetëm me ligj, por edhe krejtësisht e natyrshme- tha ministrja për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Çështjet Sociale.dialog Gordana Çomiq”

Brenda dhjetë ditëve do të formohet një grup i përkohshëm pune për t’u marrë me sugjerimet, vërejtjet dhe kërkesat e Këshillit Kombëtar Shqiptar në lidhje me punësimin e shqiptarëve.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme